A i kujton dot të gjitha? Çfarë ngjyre kanë kuajt–deti ose sa gishta ka emoji që lyen thonjtë? Bëje testin dhe zbulo sa mirë i njeh emoji-t

Nga “thumbs up” i zakonshëm deri te trangulli provokues, sot ka një emoji për çdo situatë.
Por sa mirë i njeh me të vërtetë?Me mbi 3,900 emoji në përdorim, detajet e vogla mund të jenë shumë më të vështira për t’u mbajtur mend sesa duket.
Ky test me 10 pyetje të ndërlikuara do të tregojë saktësisht se sa i fortë është kujtimi yt vizual për emoji-t.
Disa prej pyetjeve testojnë ngjyrat, të tjerat detaje specifike, ndërsa disa të tjera kërkojnë të zbulosh nëse një emoji ekziston vërtet — ose nëse është thjesht një rast i efektit Mandela.

Ky fenomen, i emërtuar sipas besimit të gabuar se Nelson Mandela vdiq në burg në vitet ’80, ndodh kur shumë njerëz “mbajnë mend” diçka që në fakt nuk ka ndodhur kurrë.Pra, a i di me siguri ngjyrat, format dhe detajet? A kujton dot se çfarë ngjyre është kuaj-deti apo sa gishta ka emoji që lyen thonjtë? Testoje veten më poshtë.
Emoji që nuk kanë ekzistuar kurrë — por shumë njerëz betohen se i kanë parë
Disa nga pyetjet më çoroditëse në këtë quiz lidhen me emoji të cilat nuk kanë qenë kurrë zyrtarisht në iOS apo Android — por që njerëzit i kujtojnë sikur i kanë përdorur.

Ndër më të famshmet është imazhi i supozuar i:
“një vajze në spa, me peshqir në kokë dhe kastraveca mbi sy.”
Në TikTok, një përdoruese u ankua:
“Ju lutem dikush të më thotë se e mban mend atë emoji! Unë e kujtoj aq qartë, por nuk ekziston askund…”
Realiteti?
Emoji “Woman in Steamy Room” në iPhone ka vërtet peshqir në kokë, por asnjë kastravec në sy.
Emoji “Person Getting Massage” është i ngjashëm por sërish, mungojnë detaje të shumta.
Pra, “emoji i spa-s” është një shembull klasik i efektit Mandela — mendjet tona mbushin boshllëqet me detaje të imagjinuara.

Disa burime të mundshme të këtij kujtimi të rremë:
ikona nga seriali “Lizzie McGuire”,
kopertina të librave “American Girl”,
më së shumti – ikonat e ngjashme të lojës Bitlife, që i ngatërrojnë shumë përdorues.
Ky fenomen u përsërit edhe me një tjetër “emoji fantazmë”: hajdutin me bluzë me vija bardhë e zi.
TikTok-erët kontrolluan madje pajisje të vjetra iPad, por emoji i tillë nuk ka ekzistuar kurrë.
As Bitlife nuk e ka pasur ndonjëherë këtë ikonë.
Emoji-t më të përdorur dhe më pak të përdorur në Mbretërinë e Bashkuar
Më të përdorurit
❤️ Red Heart
😂 Face with Tears of Joy
✨ Sparkles
✔️ Check Mark Button
🔥 Fire
👀 Eyes
😊 Smiling Face with Smiling Eyes
⭐ Star
🎉 Party Popper
👇 Backhand Index Pointing Down
Më pak të përdorurit
😣 Persevering Face
🐖 Pig
🤥 Lying Face
⛓️ Broken Chain
😯 Hushed Face
🇸🇬 Singapore Flag
⏸️ Pause Button
👉🏽 Backhand Index Pointing Right (mesatare)
💪🏽 Flexed Biceps (mesatare)
🙅 Person Gesturing No
