Unitedi me ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Realit

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, po tërheq interes serioz nga gjiganti i Premierligës, Manchester Unitedi.
Kjo vjen ndërsa “Djajtë e Kuq” po peshojnë një ofertë të madhe për mesfushorin uruguaian.
Valverde, nga ana e tij, kohët e fundit është kritikuar jo rrallë në kryeqytetin spanjoll, për shkak të një forme më të dobët se zakonisht.
Disa kanë sugjeruar se kjo lidhet me një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin e ri, Xabi Alonso, duke nxitur diskutime rreth të ardhmes së tij afatgjatë.
Me këtë në mendje, situatën po e ndjekin nga afër drejtuesit e Manchester Unitedit.
Sipas një raportimi nga “Fichajes”: “Federico Valverde është shfaqur si një objektiv për Manchester Unitedi, i cili po përgatitë një ofertë rreth 100 milionë euro për ta larguar atë nga Real Madridi”. Pavarësisht këtyre pretendimeve, mbetet shumë e pamundur që Real Madrid të konsiderojë shitjen e Valverdes, pasi 27-vjeçari shihet si një shtyllë e skuadrës në fushë dhe në dhomat e zhveshjes./GazetaExpress/
