Ndërpritet ndeshja në futbollin shqiptar, tifozi transportohet me urgjencë në spital

Ndërpritet ndeshja në futbollin shqiptar, tifozi transportohet me urgjencë në spital

Ndeshja e Kategorisë së Parë në Shqipëri, e luajtur mes Skënderbeut dhe Lushnjës u ndërpre për disa minuta.

Arsye për këtë u bë gjendja shëndetësore e një tifozi të pranishëm, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit.

“Ekipet mjekësore në stadium ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital”, raporton “VOX News”.

View this post on Instagram

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Megjithatë, pas këtij rasti, ndeshja rinisi dhe tashmë është mbyllur.

Skëndërbeu fitoi 4-3 ndaj Lushnjës në Korçë./GazetaExpress/

# Lajme
# Op-Ed
# Sport
# Rozë
# AutoTech
# Fun
# Shneta