Ismaili viziton Kadri Veselin për 28 Nëntor: Ai bashkë me shokët po paguajnë ende çmimin e lirisë sonë

Ismaili viziton Kadri Veselin për 28 Nëntor: Ai bashkë me shokët po paguajnë ende çmimin e lirisë sonë

Uran Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës, në 28 Nëntor, e ka vizituar ish-kryekuvendarin dhe ish-liderin e PDK’së, Kadri Veselin në Hagë.

Ismaili ka thënë se Veseli dhe shokët e tij po paguajnë ende çmimin e ‘’rëndë të lirisë sonë’’.

‘’Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!’’, ka shkruar ai.

# Lajme
# Op-Ed
# Sport
# Rozë
# AutoTech
# Fun
# Shneta