Me flamurin kuqezi, në shtëpinë e heroit Zahir Pajaziti, urimi special i Llapit për Ditën e Flamurit

Me flamurin kuqezi, në shtëpinë e heroit Zahir Pajaziti, urimi special i Llapit për Ditën e Flamurit

Në Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, KF Llapi ka bërë një postim domethënës duke e shënuar festën kombëtare në një mënyrë të veçantë.

“Me flamurin kuqezi, në shtëpinë e heroit Zahir Pajaziti. Frymëzimi dhe historia bashkohen në ditë si 28 Nëntori”, shkruan KF Llapi në postimin e tyre, duke e shoqëruar me simbole të krenarisë kombëtare.

Ky gjest i klubit është pritur me shumë pozitivitet nga tifozët dhe opinioni, teksa 28 Nëntori mbetet një ditë e shenjtë për shqiptarët kudo që jetojnë. /GazetaExpress/

# Lajme
# Op-Ed
# Sport
# Rozë
# AutoTech
# Fun
# Shneta