Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi u ndal në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dabit, por do të ketë mundësinë të garojë për medaljen e bronztë.

Në përballjen me Reka Pupp nga Hungaria, Distria dominoi ndeshjen dhe krijoi shumë mundësi sulmuese, por nuk arriti të shënonte gjatë kohës së rregullt.

Duhet të shkonte në Golden Score, ku fillimisht i akordohej një Waza-ari, por vendimi u anulua. Më pas, gjyqtarët dhanë një Yuko për Puppin pas një kundërsulmi, vendim që e la Distrinë të befasuar, shkruan Gazeta Express.

Kjo humbje nuk e ndryshon faktin se Distria ka shënuar një sezon të jashtëzakonshëm, me 10 fitore dhe vetëm 2 humbje, ku humbja e fundit përpara kësaj daton nga viti 2021.

Tashmë xhudistja kosovare do të përgatitet për sfidën vendimtare për medaljen e bronztë, duke synuar një tjetër sukses ndërkombëtar për Kosovën. /GazetaExpress/

# Lajme
# Op-Ed
# Sport
# Rozë
# AutoTech
# Fun
# Shneta