Mbappe shënon dy gola për dy minuta, Reali e përmbys Olympiacosin

Real Madridi ka arritur ta përmbys rezultatin ndaj Olympiacosit dhe tani po avancon 1:2.
Ishte Mbappe që shënoi dy gola për dy minuta lojë, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht ai shënoi për 1:1 në minutën e 22-të, pas një asisti të bukur nga Vinicius Junior.
Dy minuta më vonë, Mbappe shënoi për 1:2 pas një goditje të bukur me kokë.
