Mbyllet zyrtarisht televotimi për Labinotin për t’u futur në BBVK4

Këngëtari Labinot Rexha vazhdimisht ka kërkuar për një kohë të gjatë që të futet në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
Kësaj radhe, Vëllai i Madh ka dëgjuar kërkesat e tij, ai në Prime-n e tretë e ka hapur një televotim për publikun, me pytjen se a dëshirojnë që Labinoti të futet në shtëpinë e BBVK4.
Televotimi për këngëtarin ka qëndruar i gjatë për një kohë dhe tashmë është mbyllur. /Klankosova.tv
